Zeusi
Zeusi, perëndia më e madhe e grekëve të vjetër, biri i Kronit dhe i Reas. Ai ishte perëndi sovran, babai i perëndive dhe i njerëzve. Banonte në majën e malit Olimp, midis perëndive qiellore.
Zeusi thirri në ndihmë të gjitha hyjnitë e hyjneshat. Lufta e perëndive dhe e gjigantëve qe e gjatë dhe e tmerrshme. Megjithatë perënditë korrën fitore. Sipas legjendës, gjigantët, të mundur, qenë përplasur në brendësinë e malit Etna (përpjekja për të shpjeguar tërmetin dhe shpërthimet vullkanike me zemërimin e gjigantëve). Fitorja mbi gjigantët i siguroi Zeusit pushtetin suprem mbi perënditë e njerëzit. Gruaja e Zeusif-U -bë Hera. Fëmijët e tyre ishin Aresi, Heba, Hefesti. Përveç tyre Zeusi kishte shumë fëmijë me hyjnesha të tjera. Kështu, nga martesa e Zeusit me Latonën (Leton) lindën Apoloni dhe Artemida, me Demetrën lindi Persefonin, me Dionën lindi Afërditën, me Temidën — Orët dhe Moirat. Semela lindi me Zeusin Dionizin etj. Zeusi pati aventura dashurie edhe me gra të vdekshme. Kështu Alkmena lindi me Zeusin Herakliun, Leda lindi Helenën etj. Në mitet me marrëdhëniet familjare të Zeusit janë ruajtur kujtimet mbi martesën me grupe dhe mbi familjen patriarkale, që kanë ekzistuar në shoqërinë primitive. Faltorja kryesore
e Zeusit ishte Olimpia në Elidë, ku ndodhej tempulli i dëgjuar i Zeusit dhe ku për nder të tij qenë organizuar lojërat olimpike. Në kultin e Zeusit ruheshin mbeturina të totemizmit; kafsha e tij e shenjtë ishte shqiponja, nganjëherë edhe dëmi. Atributë të Zeusit ishin mburoja, skeptri, nganjëherë edhe çekani. Në Romë kulti i Zeusit shkrihej me kultin e hyjnisë lokale të Jupiterit. Në artin antik Zeusi paraqitej në trajtën e një sundimtari të plotfuqishëm ndenjur në fron me skeptrin dhe Niken në duar, me një shqiponjë pranë fronit. Në letërsinë antike Zeusi na del si personazh në poemat homerike, ku paraqitej si i pari i perëndive dhe sundimtar suprem i të vdekshmëve.
Shih edhe
Përmendet te
- Admeti
- Adonisi
- Adrastea
- Agenori
- Akarnani
- Amaltea
- Amfiarau
- Amfiloku
- Amfitrioni
- Amimona
- Apisi
- Argo
- Argu
- Argusi
- Arkadi
- Asklepi
- Asopi
- Asteria
- Astrea
- Ata (Atea)
- Atalanta
- Atena
- Atidi (Atis)
- Atlanti (Atlasi)
- Atributi
- Bashka e artë
- Belerofonti
- Briareu
- Briri i bollëkut
- Cibela
- Cikli i Trojës
- Daktilët
- Danaja
- Dardani
- Deukalioni
- Dikea
- Diona
- Dioskurët
- Dodona
- Eaku
- Egida
- Elektra
- Endimioni
- Eneu
- Eoja
- Eoli
- Epafi
- Epimenidi
- Eratoja
- Erebi
- Erekteu
- Erida
- Erosi
- Euforioni
- Euhemerizmi
- Euriklea
- Euristeu
- Evadna
- Evrinomi
- Evropa
- Fauni
- Fetoni
- Fetuza
- Filira
- Fineu
- Friksi1
- Fushat e Elizeut
- Ganimedi
- Gordiu
- Gjigantët
- Gjigantomakia
- Hadi
- Heba
- Hekata
- Hekatomba
- Heliadat
- Helika
- Heliosi
- Hera
- Hermesi
- Hesperida
- Hiadat
- Hiasi
- Hiret
- Iksioni
- Ili
- Inoja
- Ioja
- Irena
- Janusi
- Japeti
- Jasioni
- Junona
- Kadmi
- Kaliopi
- Kalistoja
- Kapaneu
- Kastori
- Klitemnestra
- Kohët
- Kreusa
- Kronosi
- Kulti
- Kuretët
- Ladoni
- Lamia
- Laomedonti
- Leda
- Likaoni
- Lojërat e Nemeut
- Lutja
- Maja
- Mantika
- Marpesa
- Mauthi
- Memnoni
- Metida
- Minosi
- Mirmidonët
- Mnemozina
- Muzat
- Najadat
- Nefela
- Neoptolemi
- Nikea
- Nimfat
- Nioba
- Omfali
- Oqeanidat
- Orët
- Orfeu
- Orfizmi
- Orioni
- Palada
- Pandareu
- Pandora
- Paridi
- Partenoni
- Peani
- Pegasi
- Peleu
- Pelopi
- Etimologjitë pellazgjike
- Pellazgu
- Perëndia
- Perseu
- Piritoni
- Pitoja
- Pitoni
- Plejadat
- Politi
- Porfirioni
- Poseidoni
- Priami
- Prokna
- Prometeu
- Psikea
- Radamanti
- Rea
- Sabasi
- Salmoneu
- Sarpedoni
- Saturni
- Sizifi
- Soteri
- Stihija
- Tantali
- Tartari
- Temistoja
- Teogonia
- Testori
- Yjet
- Zojz