Apoloni

disi në tokë. Gjatë qëndrimit të tij në tokë Apoloni u prit mirë nga mbreti i Tesalisë. Admeti, të cilit i ruante kopetë. Prandaj perënclia quhej shpesh dhe mbrojtësi i kafshëve. Ai e mbronte kopenë nga ujqit e minjtë. Që këtej rrodhën edhe epitetet e tij: Apolon Likgy (ujku), Apolon Sminteu (miu). Ai shpiku lirën, kurse së bashku rne Poseidonin punoi për ndërtimin e mureve të Trojës. Gjatë qëndrimit të tij në Lakoni ai vrau Hiasintën. që ishte duke luajtur me disk dhe goditi me shigjetat e tij fëmijët e Niobës, e cila kishte fyer Latonën etj (Shih Nioba). Kur mërgimi i tij në tokë mori fund, ai u lejua nga Zeusi të vinte në Olimp. Funksionet e tij ishin të shumta e të ndryshme. Ai ishte perëndi e dritës (identifikohej me vetë diellin), e poezisë, e muzikës, e gojëtarisë. Si perëndi e poezisë ai drejtonte mbledhjet e muzave (cjë këtej rrodhi edhe epiteti i tij Musageti). Në fillim ishte perëndi hakmarrëse. Armët e tij ishin harku dhe shigjeta, shembëlltyra alegorike të rrezeve përvëluese të diellit, që rrezikonin atë që u rrinte përballë. Edhe sëmundjet epidemike janë paraqitur si rezultat i zemërimit të kësaj perëndie. Kështu, siç përshkruhet në «Iliadë», ai goditi me sëmundjen e murtajës ushtrinë e Agamemnonit, por kjo ndoshta lidhej me faktin që njerëzit kishin vënë re se nxehtësia i shtonte epidemitë. Por, nga ana tjetër, Apoloni ishte perëndi dashamirëse, që i largonte sëmundjet dhe i shëronte, sepse rrezet e fij shpëtimtare u jepnin shëndet dhe

forcë trupave të lodhur. Si perëndi e diellit, ai kishte rëndësi për bujqësinë, gjë për të cilën dëshmojnë festat e ndryshme. Në vjeshtë, për nder të Apolonit, bëhej festa e mbledhjes së frutave (pianepsitë). Ai ishte perëndi e profecisë, që përhapte në shpjrt atë jermi që grekët, sikundër të gjithë popujt primitivë, e kuptonin si një frymëzim hyjnoi/. Prandaj ai pati shumë orakuj pak a shumë të dëgjuar si atëf të Delfit, të Klarosit, të Pataras, të Brankidës etj. Epiteti Ieb (i shkëlqyeshëm), që Homefi ia ka dhënë Apolonit, nënkuptonte idenë e një drite (diturie) intelektuale dhe morale. Kështu Apoloni ishte edhe perëndi e frymëzimit poetik. Të dy frymëzimet që bashkoheshin tek ai nuk ishin për të vjetrit veçse e njëjta gjë: fallxhori (profeti) ishte një poet që parathoshte të ardhmen në një farë poeme profetike dhe prandaj edhe përgjigjet. e orakujve jepeshin pothuajse gjithnjë në vargje. Meqenëse në lashtësi poezitë këndoheshin. Apoloni merrte gjithashtu edhe atributet e perë-

Apoloni ishte edhe perëndi që mbronte qytetet dhe kolonitë që themeloheshin nga grekët. Midis kafshëve dhe bimëve që i kishin kushtuar kësaj perëndie përmendet mjellma, zhgaba, korbi, ujku, gjarpri, dafina, palma, ulliri. Atij i bënin flijime me dema, dhi, dele, ujq. Kulti i Apolonit u fut në Romë në vitin 430 para es. Ai paracjitej si një djalosh që i binte lirës. Statujat e Apolonit, të punuara nga Skopasi e Praksiteli, kanë arritur te ne në kopje.

Shih edhe

Përmendet te