Rea

Rea, bija e Uranit dhe e Gjeas, gruaja e Kronit dhe në« na e Zeusit, Poseidonit, Hadit, Vestës dhe Demetrës (e Kronidëve). Ajo nderohej më shu më në Kretë. Sipas legjendës’ në këtë ishull, në një shpellë të thellë ajo lindi birin e saj më të vogël, Zeusin. Aty Rea e fshehu të birin nga babai i egër, kurse këtij të fundit i dha të gëlltiste në vend të djalit një gur të mbështjellë me shpërgënj. Kroni nuk e kuptoi dredhinë e gruas. Në hyrjen e shpe

llës priftërinjtë e Reas, kuretët; u binin mburojave me shpatë, sa herë që Zeusi i vogël qante, me qëllim që Kroni të mos dëgjonte britmat e foshnjës dhe Zeusi të mos pësonte atë fat që pësuan vëllezërit dhe motrat e tij. (Sipas legjendës, Kroni ishte paralajmëruar se do të shfronësohej nga njëri prej bijve të tij. prandaj gëlltiste çdo fëmijë që lindte e shoqja). Kulti i Reas shkrihej me kultin e hyj. neshës së Azisë së Vogël, Cibelë, të cilën gjithashtu e quanir Nënë e Madhe. Kulti i Reas - Cibelë shoqërohej me orgji. Që nga shekulli III para e. s. kulti u fut në Romë, ku nderohej me emrin e Nënës së Madhe. Atë e paraqitnin si një grua të fuqishme. Në kokë mbante një kurorë dushku, për të treguar se njerëzit dikur ishin ushqyer me frutat e kësaj peme. Kullat që rrethonin kokën e saj tregonin qytetet që ishin nën mbrojtjen e hyjneshës. Ajo qëndronte në një qerre të tërhequr nga luanët, nganjëherë ishte rrethuar me kafshë të egra. Hyjneshës zakonisht i kushtonin drurin e dushkut dhe të pishës. Në fenë greke kulti i Reas shkrihej me atë të Kronit dhe të Zeusit Rea Silvia, nëna e Romulit dhe e Remit, bija e mbretit të Alba Longës, Numitorit, që u shfronësua nga vëllai i tij, Amuli. Ky i fundit vrau djalin e Numitorit, kurse Rea Silvian, nga frika se mos lindte trashëgimtarë të ligjshëm, e dorëzoi vestale. Vestalet jepnin premtimin se nuk do të martoheshin, por Rea Silvia lindi me perëndinë Mars dy binjakë, Romulin dhe Remin. Që të shpëtonte prej tyre; Amuli i egër urdhëroi që t’i hidhnin foshnjat dhe nënën e tyre në Tiber.

Redoni, hyjni ilire, zoti i ujërave.

Shih edhe