Egida

Egida (gr. egis-lëkurë dhie), një lloj mburoje që, sipas legjendës, u shpik për herë të parë nga Zeusi. Në të vërtetë perëndia, në çastin kur duhej të

luftonte me titanët, rropi dhinë Amaite, mëndeshën e vet, për t’u mbrojtur nga goditjet. Një kohë të gjatë lëkura e dhisë ishte emblemë e Zeusit dhe e Atenës. Por egida e Atenës ishte një armë jo vetëm mbrojtëse, por edhe sulmuese, në qendër të së cilës ishte vendosur koka e Gorgonës, që ngurtësonte të gjithë ata që e shikonin. Duke qenë atribut i dy perëndive më të mëdha të Greqisë, egida u bë më vonë, në epokën historike, stema e fuqisë hyjnore, me të cilën ishin veshur mbretërit e perandorët, veçanërisht në Romë.

Në kuptimin e figurshëm egidë do të thotë mbrojtje. «Të ndodhesh nën egidën e...» do të thotë të jesh nën mbrojtjen e ndonjerit a të diçkaje.

Egina nimfë, bija e perëndisë së lumit Asop. Atë e dashuroi Zeusi, i cili, që t’i afrohej, u mbulua me flakë. Me të ajo pati dy djem: Eakun dhe Radamantin. Më vonë ajo u martua me Aktorin dhe u bë nëna e Menetit, babai i Patroklit. Disa vite më vonë, Eaku erdhi në vendin e lindjes së tij, me një koloni pellazgësh dhe i dha ishullit emrin e nënës së vet, Eginë.

Shih edhe