Dikea

Dikea (Dika), hyjneshë alegorike e së vërtetës, personifikim i drejtësisë, bija e Zeusit dhe e Temidës, motra e Eunomisë dhe e Irenës. Në njërën dorë ajo mbante një shpatë, në tjetrën një peshore. Nganjëherë ajo paraqitej me një jetullë mbi sy, për të treguar se ajo nuk duhej të shihte as pozitën, as titullin e njerëzve që kërkonin gjykimin e saj. Ajo mbështetej mbi një luan për të treguar se drejtësia duhej ndihmuar nga forca.

Shih edhe