Gjigantët

Gjigantët, qenie legjendare me një shtat prej përbindëshi. Forca e tyre ishte në përshtatje me shtatin dhe trupi u mbaronte me një bisht gjarpëri, i mbuluar me leskra të papërshkueshme. Sipas Hesiodit, gjigantët lindën prej gjakut që doli nga plaga e Uranit. Ata nuk ishin të pavdekshëm, por ishin të prekshëm vetëm nga goditjet e një perëndie të shoqëruar rne një të vdekshëm. Ata morën përsipër të rrethonin Zeusin deri në qiell. Për të arritur deri atje, vendosën malin Osa mbi malin Pelion dhe malin Olimp mbi malin Osa. I frikësuar, Zeusi thirri për ndihmë të gjithë perënditë, ciklopët dhe hekatonkirët (viganë me njëqind duar).

Gjigantët nuk kishin frikë nga perënditë e Olimpit. Nëna e gjigantëve, Gjea, u kishte dhënë atyre një ilaç shërues, që i bënata të paprekshëm. Vetëm një vdekshëm mund t'i vriste gjigantët, sepse nga arma e të vdekshmëve nuk arriti t’i mbronte Gjea. Duke mos pasur frikë vdekjeje nga dora e perëndive, gjigantët u hodhën në sulm. Lufta qe e ashpër dhe e gjatë. Gjigantët u hidhnin perëndive shkëmbinj të mëdhenj dhe trungje të djegura të pemëve shekullore. Në këtë gjendje të vështirë perënditë thirrën për ndihmë një të vdekshëm - Herakliun. Herakliu vrau gjigantin Perforion, pas tij u vranë edhe Argjiu, Alkineu etj. Ata u varrosën në malin Etna. Të vjetrit mendonin se tërmetet dhe shpërthimet vullkanike shkaktoheshin nga lëvizjet dhe nga zemërimi i gjigantëve të varrosur në malin e Etnës. Në periudhën helenistike miti mbi gjigantët filloi të kuptohet si fitorja e forcave të dritës dhe të së mirës mbi errësirën dhe barbarizmin.

Miti mbi luftën e perëndive me gjigantët (gjigantomakia) ka qenë mjaft i përhapur në Greqinë e Vjetër dhe është paraqitur në shumë vepra të skulpturës sëantikitetit. Në fund të shekullit XIX, në vendin e Pergamit (qytet në Azinë e Vogël) u nxuarr nga toka një altar i madh prej mermeri (alfari i Zeusit), i mbuluar gjatë 20 m, me relieve që paraqitnin gjigantomakinë. Ky altar i Pergamit është një nga monumentet e pakta të ruajtura të artit grek.

Shih edhe

Përmendet te