Atidi (Atis)
Atidi (Atis), hyjni e lashtë frigjiane e bimësisë. Kulti dhe legjenda e tij lidhen me atë të Nënës së Madhe Cibelë dhe të Adonisit. Ashtu si Adonisi, Atisi ishte një djalosh i bukur që vdiq në lulen e rinisë, ishte pranvera në shkëlqimin e saj jetëshkurtër. Por stina e bukur nuk vononte të kthehej. Atisi ngjallej. Legjendat që bëinë fjalë për
të paraqiten në shumë variante, por ato kanë një bazë të përbashkët. Sipas legjendës së Lidisë, Atisi ishte prift i Hyjneshës së Madhe. Banorët kishin për të një adhurim të madh. Nga smira Zeusi i dërgoi Atislt një derr të egër, që e plagosi atë për vdekje. Në Pesinunt (qendra e kultit të Cibelës) tregonin një legjendë tjetër. Pas Atisit ishte dashuruar Cibela, e cila në një moment xhelozie e gjymtoi atë. Atisi vdiq. E dëshpëruar, Cibela e ngjalli përsëri në formën e një pishe. Kulti i Atisit së bashku me atë të Cibelës, nga Azia e Vog'ël kaloi në Romë, duke marrë formën e një drame mistike të vdekjes dhe të ngjalljes së perëndisë. Riti zhvillohej në pranverë nga 22-27 mars. Vargu i gjatë i njerëzve çonte në tempull një pishë të mbështjellë në fasha si një kufomë, pastaj pas ditës së agjerimit e të vajeve, priftërinjtë e Atisit kryenin një varg ritesh të egra, të cilat përfundonin me tryeza të shenjta, të shtruara me bukë e verë, ku kremtohej ngjallja e perëndisë. Ritet e Atisit, që janë në përputhje me legjendën, kanë shumë gjëra të ngjashme me atë të krishterimit (krahaso kungimin e mistershëm krishter me naforën). Prandaj kulti i Atisit ka ushtruar një ndikim të maclh te krishterimi.