Atributi
Atributi (lat. attibutio-vesh, ngjis), simbol që shërben për të karakterizuar një figurë mitologjike. Kështu psh. shpata dhe peshorja ishin atribute të Drejtësisë. Në mitologji atributet ishin shenja, simbole të pandryshueshme të një hyjnie si psh. rrufea ishte atribut i Zeusit, sfurku me tri dhëmbë ishte atribut i Poseidonit, çomanga prej druri ishte atributi i Herakliut. Atributet ishin edhe kafshë, zogj, bimë. Psh. atributi i Atenës ishte bufi, ndërsa mjellma i qe dhënë Ledës për të kujtuar dashurinë e saj me Zeusin. Në arkitekturë atributi tregonte shpesh llojin e një ndërtese, zhgaba tregonte një tempull të Zeusit, lira një tempull të Apolonit etj.