Apisi
Apisi, hyjni egjiptiane që adhurohej në Memfis, mishërim i perëndisë së diellit Pta që
shfaqej në brinjët e një demi, në formën e një disku diellor. Sa kohë që ishte gjallë mbahej në një tempull, kur vdiste bënej Osiris — Apis (që nga u krijua edhe emri Serapis) dhe varrosej në një nekropol të posaçëm (Sarapeu). Grelcët e periudhës helenistike e quanin bir të Isidës.
Apoloni, një nga dymbëdhjetë perënditë e Olimpit. Ishte biri i Zeusit dhe i Latonës. Hera xheloze e përzuri Latonën nga Olimpi dhe iu lut Gieas (Tokës) që të mos i jepte asnjë vend për të lindur, por Poseidoni, i urdhëruar nga Zeusi, me një të goditur të sfurkut nxori nga mesi i detit ishullin Delos. Këtu Latona u vendos në formën e një zogu dhe lindi Adolonin edhe Artemidën. Zeusi i
'dhuroi të birit një qerre që tërhiqej nga mjellmat. I ushqyer me nektar nga hyjnesha Temidë, foshnja arriti të bëhej brenda disa ditëve një djalosh i mrekullueshëm, që u nis me qerre, për në vendin e hiper boreanëve. Pasi ndenji atje një vit, ai erdhi në Delf dhe aty, në
gropë, vrau përbindëshin Piton që e kishte munduar shumë nënën e tij, Latonën. Ai joshi shumë nimfa si Dafinën. e cila pëc të shpëtuar u shndërrua në dafinë; dashuroi nimfën Klitia, bijën e Ocjeanit dhe e shndërroi në lulediell, kur ajo i tregoi babait të Leukotesë, rivales së saj, dashurinë me Apolonin; dashuroi Kasandrën, të cilën e pajisi me aftësinë për të parashikuar, por kur Apoloni pa se Kasandra nuk i afrohej bëri që profecive të saj të mos u besonte asnjeri; dashuroi nimfën Kloridë, me të cilën pati një djalë, Asklepin, që Zeusi në zemër!m e sipër e goditi me rrufenë e vet. Që të hakmerrej kundër perëndisë së plotfuqishme. Apoloni vrau me shigjetat e tij Ciklooët, që i kishin farkëtuar atij rrufenë. I zemëruar nga guximi i tepërt i Apolonit. Zeusi e dëboi atë nga Olimpi dhe e deg-