Fetuza
Fetuza, njëra nga heliadat, bija e Heliosit (→ Lampetia).
Filemoni dhe Baukida, emrat e dy bashkëshortëve pieq nga Frigjia. Sipas legjendës, Zeusi dhe Hermesi udhëtonin në Frigji në trajtë njerëzore, por kudo ata qenë poshtëruar dhe dëbuar prej banorëve të kësaj krahine. Vetëm Filemoni dhe Baukida u bënë mysafirëve të huaj një pritje shumë të përzemërt në kasollen e tyre të varfër. Zeusi dhe Hermesi vendosën që ta dënonin këtë vend jomikpritës. Ata e morën me vete Filemonin dhe Baukidën dhe kur arritën në një kodër, një shtrëngatë e fortë, e dërguar nga mbreti i perëndive, e fundosi vendin dhe mbyti të gjithë banorët. Në mes të kësaj mynxyre, qëndronte kasollja e 'dy pleqve. e cila u shndërrua në nj'ë tempull madhështor. Pasi u treguan se kush ishin, Zeusi dhe Hermesi i premtuan çiftit të respektueshëm se do t’i jepnin çfarë të
dëshironte. Të dy bashkëshortët kërkuan që të bëheshin priftërinj të këtij tempulli dhe të mos vdiste njëri para tjetrit. Kur erdhi koha për të vdekur, Filemoni u bë lis, kurse Baukida u bë bli. Filemonit dhe Bakuidës këtyre dy bashkëshortëve të pandarë, iu ka kënduar Ovidi dhe poetë të tjerë të mëvonshëm.