Lamia

Lamia (në gojëdhënat greke e romake), përbindësh që gëlltiste të gjithë fëmijët që i dilnin përpara. E përfytyronin me trup gruaje dhe me bisht gjarpëri, ose me këmbë gomari dhe me sy të tmerrshëm. Sipas mitologjisë greke, Lamia kishte qenë mbretëreshë e Frigjisë (Azi e Vogël) dhe dallohej për një bukuri të madhe. Atë e dashuroi Zeusi, por Hera, nga smira, i vrau të gjithë fëmijët e saj. Për t?u hakmarrë Lamia u shndërrua në një përbindësh që filloi të gllabëronte të gjithë fëmijët e vegjël. Shpesh atë e identifikonin me Empuzën. Lamia ka tipare të ngjashme me Llamjen e mitologjisë shqiptare.

Shih edhe