Amfiarau
Amfiarau, biri i Dikleut dhe i Hipermnestrës, profet dhe luftëtar, mbret i Argosit. Ai u martua me Erifilin, motrën e mbretit Adrast, dhe pati me te disa fëmijë si Alkmeomn, Amfilokun, Euridiçen dhe Demonasën. Ai mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit dhe në udhëtimin e Argonautëve. Ai s’donte të merrte pjesë në Luftën e Tebës, prandaj u fsheh. Por Poliniku korruptoi Erifilin, të shoqen e Amfiaraut, duke i bërë dhuratë gjerdanin e Harmonise. Keshtu ajo ia mbushi mendjen të shoqit
të merrte pjesë në luftë. Amfiarau, që e dinte se do të vritej, u la porosi djemve (Alkmeonit dhe Amfilokut) që të hakmerreshin kundër Erifilit, sapo të merrnin vesh lajmin e vdekjes së tij. Profecia e Amfiaraut u përmbush. Erifili u vra nga bijtë e saj. Zeusi e bëri Amfiaraun të pavdekshëm, prandaj ai adhurohej si hero.
Amfiktioni lidhje fetare e politike e fiseve dhe e poliseve të Greqisë së Vjetër, e krijuar për të zgjidhur grindjet që lindnin midis anëtarëve të saj d’he për të ushtruar së bashku kultin në faltore, rreth së cilës bashkoheshin fiset e qytetet. Në fillim Amfiktioni lindi si lidhje e fiseve, por më vonë ajo u bë një lidhje si e komunave fisnore, ashtu edhe e poliseve. Më të njohura janë amfiktioni i Delfit rreth tempullit të Apolonit, pastaj amfiktioni i Kalaurisë rreth tempullit të Poseidonit, që bashkonte Athinën, Argosin dhe disa qytete të tjera. Krijimi i amfiktionëve lidhet me vendosjen e marrëdhënieve ekonomike midis qyteteve greke në shekujt VII- VI para es.. Fiset dhe qytetet që bënin pjesë në amfiktion dërgonin delegatët e tyre në mbledhjet e përbashkëta, ku vendoseshin normat që rregullonin marrëdhëniet midis fiseve e qyteteve, rregullat e luftës (psh. ndalohej të shkatërroheshin qytetet deri në themele) etj. Amfiktioni i Delfit mbronte tempullin nga sulmet, organizonte festa fetare politike, gara gjimnastikore, muziko-