Cibela
Cibela (Kibela), një nga emrat e hyjneshës së Madhe të Frigjisë, që ndryshe quhej edhe Nëna e Madhe», ose «Nëna e perëndive», Agdistisë dhe Dindimenës. Ajo kishte shumë epitete: hyjnesha ose nëna e Pesionontit, e Idas etj. Shumë herët ajo qe identifikuar nga grekët me Rean dhe paraqitej si bija e Qiellit dhe e Tokës, gruaja e Kronosit, nëna e Herës, Hesties, Poseidonit, Demetrës, Hadesit dhe Zeusit. Cibela ishte një personifikim i natyrës që vdes e ngjallet, hyjneshë e tokës, e bujqësisë, e pyjeve. Mendonin se ajo jetonte në fund të pyllit, mbi malet, e shoqëruar nga koribantët, luanët dhe nga kafshët e tjera. Miti tregon se Cibela dashuroi Atisin. Kur ky i fundit nuk e donte më dhe kërkonte të martohej me një të vdekshme, hyjnesha vajti në dasmë dhe i marrosi të gjithë ata që ndodheshin aty. I kapur nga tërbimi, Atisi iku në mal ku edhe vdiq. (→ Atidi (Atis)). Në të gjithë pjesën perëndimore të Azisë së Vogël kishte shumë tempuj: në Frigji, ku ishte qendra e kultit të saj, në shumë vende të Lidisë, në malin Idea, në Pesionont. ku kishte një orakull të dëgjuar etj. Që nga shekulli i V para es., kulti i Cibelës u përhap në shumë vende të Greqisë. Për nder të saj u formuan shoqata fetare dhe çdo vit festa kremtohej më 22-27 mars. Ajo shoqërohej me ceremoni simbolike, ku paraqitej e gjithë historia e dashurisë së hyjneshës me Atisin. Dhimbja, gjymtimi, vdekja dhe ngjallja e Atisit shoqërohej me vrapime orgjike dhe valle të dalldisura. Përveç ceremonive popullore, organizoheshin mistere të veçanta në shoqatat frigjiane dhe greke. Në Romë kulti i Cibelës u përhap në shekullin III para es. Ciklopët, viganë mitologjikë. Tek autorët e vjetër gjejmë legjenda të ndryshme mbi Ciklopët. Sipas Homerit, ata ishin viganë nga Sicilia, që kishin një sy në mes të ballit, viganë farkëtues ose barinj, por edhe njerëzngrënës. I tillë ishte Polifemi me të cilin u takua Odiseu. Krejt. ndryshe është përshkrimi i Hesiodit. Sipas tij, Ciklopët ishin tre: Argu, Bronti dhe Steropi. Ashtu si titanët, ata ishin bijtë e Uranit dhe të Gjeas. Urani i mbylli Ciklopët brenda në tokë, por ata i çliroi Zeusi, i cili i përdori për të fabrikuar rrufenë e tij. U vranë nga Apoloni, i cili mori hakun e të birit Asklep, që u godit nga rrufeja e Zeusit. Më në fund Ciklopët i konsideronin gjithashtu si ndërtues mbinjerëzorë: atyre u vishnin ndërtimin e mureve të vjetra. të ashtucjuajtura «mure ciklopike», veçanërisht të fortifikatave të Mikenës dhe të Tirintit. Grekët mendonin se të gjitha vendet ku kishte ndërtesa «ciklopike» (në
Argolidë, Arkadi, Epir, Lacium) kishin qenë banuar nga Ciklopët. Të gremisur në brendësinë e tokës. ata përfaqësonin vullkanet dhe ai sy i vetëm që i karakterizonte, ishte pikërisht krateri. Në kuptimin e figurshëm, fjala Ciklop do të thotë farkëtar.