Mauthi
Mauthi, në mitologjinë popullore shqiptare Mauthi ishte një vajzë e bukur, e veshur në ar, që mbi kokë mbante një feste të stolisur me gurë të çmuar. Ai që arrinte t’ia vidhte festen, bëhej i lumtur për tërë jetëm Disa mitografë mendojnë se Mauthi rrjedh nga figura mitologjike greke, Amaltea. Edhe nga pikëpamja mitologjike Mauthi është një mbeturinë greke në besimin popullor shqiptar: ajo është nimfa Amaltë e shqiptarizuar, ajo që ushqeu Zeusin dhe zotëruesja e bririt të bollëkut, që në viset ku flitej gjuha shqipe nderohej krahas Dodonës.
— Medauri, tek ilirët ishte hyjnia e luftës. Medauri kishte një faltore edhe në Numidi, në Afrikën Veriore, që ia kishte ngritur një ushtarak ilir, i cili kryente shërbimin në Afrikë. Kjo dëshmon për faktin që ilirët vazhdonin t u faleshin perëndive të tyre edhe jashtë Ilirisë. Në njërin prej dy mbishkrimeve për Medaurin, ky i fundit ishte cilësuar si mbrojtës i qytetit ilir Risnium (Risan në Boken e Kotori it, Rizoni antik, kala e njohur ku është strehuar mbretëresha e Ardianëve, Teuta, pas disfetës që pësoi me romakët). Në këtë mbishkrim Medauri para- Qitej i hipur në kalë dhe me shtizë në dorë. Për natyrën e kësaj perëndie nuk dihet asgjë me saktësi. Disa mitologë e identifikojnë Medaurin me perëndinë romake të mjekësisë Eskulapin, kurse disa të tjerë thonë se ai ishte perëndi e luftës, mbrojtësi i Risiniumit.