Prometeu
Prometeu, biri i titanit Japet dhe i Klimenës, vëllai i Atlasit dhe i Epimeteut. Prometeu ishte një gjigant, nga forca e të cilit Zeusi gjithnjë kishte frikë. Profet dhe shpikës, ai krijoi njeriun e parë me baltë (sipas një varianti tjetër me baltë dhe me ujë). Duke mos dashur ta linte krijesën e tij në mjerim, ai shkoi te qerrja e Diellit, vodhi një shkëndijë, të cilën e vuri në kërcyellin e një druri dhe, pasi u kthye në tokë, ua dha këtë burim të zjarrit hyjnor njerëzve, që në mungesë të tij ishin shumëzuar. Prometeu e ofendoi dhe e mashtroi Zeusin edhe herë të tjera. I zemëruar, Zeusi vendosi të hakmerrej kundër të vdekshmëve të Prometeut. Së pari, ai dërgoi Pandorën (→ Pandora) të krijuar nga Hefesti, që përhapi të gjitha fatkeqësitë në tokë, duke hapur kutinë e saj fatale. Së dyti, urdhëroi Hefestin që ta lidhte Prometeun në malin e Kaukazit, ku një shqiponjë ditën do t’i copëtonte mëlçinë, që i rritej natën përsëri. Meqenëse Prometeu e kishte paralajmëruar Zeusin që të mos martohej me Tetidën, sepse djali që do të lindte nga kjo martesë do ta shfronësonte, ai u fal. Herakliu vrau shqiponjën dhe e çliroi atë. Gojëdhënat e mëvonshme tregojnë se Prometeu nuk u dha njerëzve vetëm ziarrin, por u dha dijenë, u mesoi bujqësinë, zejtarinë, ndërtimin e anijëve, shkrimm etj Legjendën
mbi Prometeun Eskili e trajtoi në një varg veprash, prej të cilave na ka arritur vetëm tragjedia «Prometeu i lidhur». Për Prometeun kanë shkruar edhe dramaturgë dhe poetë të kohëve më të vona: Volter, Shell, Gëte, Bajron etj. Sakrifikimit të tij për njerëzimin Tkanë kënduar
Bethoveni, Listi etj.. Figura e tij
ka Trymëzuar shumë piktorë. Shprehja «Zjarri i Prometeut» filloi të përdoret për të treguar synimin drejt një qëllimi të lartë. K. Marksi e ka vlerësuar shumë lart f igurën e Prometeut. «Prometeu — shkruan Marksi — ështe shenjtori dhe martiri më
fisnik në kalendarin filozofik»
(K. Marks e F. Engels, «Mbi fenë», Tiranë 1970, f. 12.)