Lojërat e Nemeut
Lojërat e Nemeut, zhvilloheshin një herë në dy vjet, në mes të verës, në luginën e Nemeut (në Argolidë), për nder të Zeusit. Sipas një tradite, lojërat e Nemeut qenë themeluar nga Adrasti, ndërsa sipas një tjetre nga Herakliu, pas vrasjes së luanit të Nemeut. Në kohën e lojërave, që vazhdonin disa ditë, zhvilloheshin garat e vrapimit, të luftimit, të mundjes me grusht, të hedhjes së diskut dhe të shtizës si edhe garat e vrapimit me qerre. Në kohën e lojërave shpallej paqja e përgjithshme në të gjithë Greqinë. Fituesit dekoroheshin me degë ulliri ose me kurorë seline.
Lojërat istmike, një nga festat kryesore shoqërore në Greqinë e Vjetër. Lojërat istmike organizoheshin për nder të Poseidonit ose për nider të Melikertit pranë qytetit Skenunt, ku e ëma, Ino-Leukotëja, ishte hedhur në det së bashku me të. Sipas traditës lojërat istimike qenë themeluar nga Poseidoni ose nga Teseu. Në fillim kishin karakter lokal dhe më vonë (duke filluar nga shekulli VI para es.) morëa karakter pangrek. Lojërat istmike zhvilloheshin në pranverë, në fillim një herë në katër vjet, pastaj (që nga viti 581 para es.) çdo vit në verë, në Istmin e Korintit, pranë një korijeje me pisha, ku ndodhej tempulli i Poseidonit. Lojërat istmike përbëheshin nga garat atletike të kuajve, nga garat e muzikës dhe të vrapimit me qerre. Fituesit merrnin kurorë selinoje ose kurorë me degë pishe. Edhe në njerën, edhe në tjetrën lidhnin një degë palme. Lojërat Istmike pushuan me vendosjen e krishtërimit. Gërmimet arkeologjike që u bënë në vitin 1883 në vendin e lojërave istmike zbuluan rrënojat e tempujve të Poseidonit dhe të Melikertit.
Lojërat Olimpike, në Greqinë e Vjetër quheshin kështu ato lojëra që organizoheshin çdo katër vjet për nder të Zeusit në sheshin e shenjtë të Olimpisë, në Elidë, në luginën e lumit Alfe. Thuhet se ato ishin themeluar nga Pelopi, pas fitores së tij mbi mbretin e Pizës, Enomain. Burime të tjera thonë se lojërat olimpike ishin themeluar nga Herakliu, i cili ia kushtoi ato Zeusit. Pas një ndërprerjeje të gjatë rifilloi organizimi i tyre nga mbreti i Elidës, Ifiti, sipas këshillës së Likurgut të Spartës. Por vetëm në Olimpiadën (periudha prej katër vjetëve ndërmjet dy lojërave olimpike) e parë (viti 776 para es.), lojërat olimpike u bënë një realitet historik. Që nga kjo epokë deri në fund të shekulit IV të es., gjatë pothuajse 12 shekujve, ato qenë organizuar në rregull. Lojërat olimpike zhvilloheshin në fund të qershorit ose në fillim të korrikut. Organizimi i tyre u qe ngarkuar qytetarëve të Elidës, nga të cilët zgjidheshin gjyqtarët (helanodikët). Në kohën e lojërave olimpike, në të gjithë Greqinë shpallej paqja e përgjithshme. Para fillimit të lojërave dërgoheshin kasnecë, që lajmëronin festën e ardhshme, duke i ftuar të gjithë grekët të merrnin pjesë në të dhe të pezullonin luftimet. Në lojërat olimpike lejoheshin të merrnin pjesë vetëm qytetarët e lirë grekë, që nuk e kishin njollosur veten me krime. Atletët që merrnin pjesë për herë të parë, duhej të arrinin në Olimpi një muaj më parë, që të stërviteshin nën drejtimin e trajnierëve olimpikë. Çdo qytetar dërgonte në këto lojëra një delegacion zyrtar. Konkurruesit i nënshtroheshin një rregulli të rreptë. Helanodikët shpallnin fituesit dhe, sipas nevojës, vinin gjoba. Festat olimpike vazhdonin pesë ditë. Në ditën e parë bëhej flijimi solemn për Zeusin, kryheshin procesione dhe ceremoni të ndryshme fetare. Lojërat zhvilloheshin ditën e dytë, të tretë dhe të katërt. Programi i tyre ka ndryshuar vazhdimisht. Në filim lojërat olimpike përbëheshin vetëm nga vrapimet në një distancë sa gjatësia e stadiumit. Që nga olimpiada e 14-të u fut vrapimi i dyfishtë, kurse që nga olimpiada e 15-të në lojërat olimpike u fut vrapimi i gjatë 12 herë rreth stadiumit. Që nga
olimpiada e 18-të në të futet pentatloni, (kërcimi, hedhja e diskut, vrapimi, luftimi, hedhja e shigjetës), kurse që nga olim- Piada e 23-të u fut luftimi me grusht. Në olimpiadën e 25-të futen garat me qerre, të tërhequra nga katër kuaj, kurse më vonë u fut pankratia, luftimi i kombinuar me mundjen me grusht. Në Olimpiadën e 37-të u futën garat e djemve të vegjël dhe që nga e 65-ta u fut vrapimi me armatim të plotë. Në lojërat olimpike poetët lexonin veprat e tyre. Kështu Herodoti lexoi atje fragmente nga «Historia» e tij. Ditën e pestë shpalleshin fituesit, të cilët merrnin një kurorë me degë ulliri. Lojërat olimpike pëi fundonin me flijimin solemn dhe me një banket që shtrohcj për nder të fituesve. Farria e fituesit të këtyre lojërave ishte shumë e madhe. Me të mburrej jo vetëm familja, por edhe qyteti i tij. Fituesit i ngrihej një statujë, i jepej e drejta të ushqehej nga pritania (keshilli i qytetit) dhe një vend nderi në ditët e festave. Në disa qytete të Greqisë edhe fëmijët e fituesve gëzonin gjithashtu privilegje. Lulëzimi më i madh i lojërave olimpike u arrit në shekulli V para es. Rëndësia e tyre për grekët qe aq e madhe, sa që, duke filluar nga shekulli III para es., ata i llogaritnin vitet sipas Olimpiadave. Lojërat olimpike vazhduan të zhvilloheshin edhe në periudhen e sundimit romak, Por rëndësia e tyre politike e shoqërore kishte rënë. Në vitin 394 të es. perandori Teodos i anuloi lojërat olimpike.
Gërmimet që u bçnë në vitet 1890-1897 dhe në vitet 1936- -1941 dhanë një ide mbi sheshin e Olimpisë — Altidi, ku zhvilloheshin lojërat olimpike. Sheshi i shenjtë ishte një korije e rrethuar me mur. Aty ishin altarët e perëndive dhe tempujt, më kryesori prej këtyre ishte tempulli i Zeusit, ku ndodhej statuja madhështore e Zeusit, vepër e Fidias. Korija e shenjtë ishte e mbushur me portikë dhe me statuja të fituesve të olimpiadave. Këtu ndodhej stadiumi dhe hipodromi. Territori i Olimpisë konsiderohej i paprekshëm, madje edhe në periudhën e luitërave. Lojërat olimpike, si garë sportive ndërkombëtare, filluan përsëri që nga viti 1896. Ashtu si në antikitet, lojërat olimpike zhvillohen çdo katër vjet dhe kanë karakter ndërkombëtar.
Lojërat shekullore, lojëra publike që festoheshin në Romë nje herë në njëqind vjet. Ato u organizuan nga perandori dhe senati. Në këto lojëra, «që asnjeri nuk i kishte parë dhe që asnjeri nuk do t’i shikonte, u thirr gjithë populli». Ato filluan më 26 maj me një «pastrim» të qytetarëve. Flijimet filluan natën e 31 majit, duke gdhirë 1 qershor. Natën e parë u bënë flijime Parkave, të dytën Ilitisë, të tretën Tokës-mëmë, ditën e parë Jupiter Kapitolit, të dytën Ilitisë, të tretën Apolonit e Dianës. Ditën e tretë, pas flijimeve për Apolonin e Dianën, në kodrën e Palatinit, njëzet e shtatë djem të rinj dhe po aq vajza të reja kënduan, në fillim në Palatin, pastaj në Kapitol, këngën e dëgjuar shekullore të kompozuar nga Horaci. Lojëra të tjera shekullore u organizuan nën sundimin e perandorit Klaud, pastaj nën sundimin e Septim Severit.
Lojërat Pitike → Delfi. Lotida (Lotis), nimfë romake që gjithmonë arrinte të shpëtonte nga ndjekjet e hyjnisë Priap. Një ditë, kur Priapi ishte gati duke e kapur nimfën e lodhur, kjo u shndërrua në lotus.