Gordiu

Gordiu, Mbret legjendar i Frigjisë. Një orakull u kishte parathënë frigjianëve të lodhur nga luftërat e brendshme dhe nga mungesa e pushtetit mbretëror se ata do të shpallnin mbret atë që do të takonin të parin të hipur në një qerre. Ky njeri qe Gordiu. Frigjianët e shpallën atë mbret. Mbreti Gordiu ndërtoi qytetin që mori emrin e tij, kurse qerren ia kushtoi Zeusit. Zgjedha e kësaj qerreje ishte lidhur në timon me një nyje lëkure, e gërshetuar në një mënyrë të tillë që ishte e pamundur të zgjidhej. Orakujt ia premtuan perandorinë e Azisë së Vogël atij që do të zgjidhte nyjën. Legjenda tregon se Aleksandri i Maqedonisë,

duke kaluar në këtë vend, vajti në tempull që ta zgjidhte, por pas shumë përpjekjesh të kota. ai e preu nyjen me shpatën e vet, duke iu shmangur, ose edhe duke e përmbushur profecinë e orakullit. Shprehja «të presësh nyjen e Gordiut» do të thotë të zgjidhësh një çështje të ngatërruar me anë të forcës, pa e vrarë mendjen. «...Gjithë këtë lëmsh marrëdhëniesh shoqërore. Struve e pret si një nyje gordiane». (V.I. Lenin, Veprat, vëll. I, f. 538.

«Një frymë praktike e tillë fillimisht u zhvillua dhe u lejua, por jo nga ne. Sigurisht, kjo frymë pati ngritjen dhe zbritjen saj, pati frenime dhe kërcënime dhëmbësh, derisa u këput me shpatë nyja gordiane». (Enver Hoxha; Titistët, f. 360).

«Le të marrin shembull nga Qemal Ataturku, që preu me shpatë «nyjen gordiane» të Perandorisë Osmane, të gjithë ata pseudodemokratë dhe pseudosocialistë që shtypin popujt, që marrin nëpër këmbë të drejtat e tyre dhe që mbajnë gjallë kolonializmin të sheqerosur me fjalë pompoze». (Enver Hoxha, Fjala e mbajtur në 10 nëntor 1982).

Shih edhe