Kulti
Kulti (lat. cultus — adhurim), tërësia e riteve (e lutjeve, e namatisjeve, e flijimeve, e shërbimeve fetare dhe e ceremonive të tjera), të cilave u veshin veti magjike dhe aftësi për të ndikuar te një hyjni. Kulti lindi së bashku me përfytyrimet fetare primitive, si pasojë e pafuqisë së njerëzve primitivë në luftën e tyre me natyrën; ai është i lidhur me besimin në frymat dhe shpirtrat (me animizmin). Në fillim kulti shprehej më tepër në formën e veprimeve magjike, të cilat gjoja kishin aftësinë të ndryshonin drejtimin e duhur, rrjedhën e ngjarjeve, t’i ndalonin fenomenet e padëshirueshme, ose të shkaktonin fenomene të dëshirueshme (psh. shiun, mbarësinë në gjueti, prodhime të shumta, vrasjen e armikut etj). Adhurimi i forcave të hyjnizuara të natyrës (diellit, hënës, zjarrit, detit, erës etj.), adhurimi i sendeve të fetishizuara, i bimëve dhe kafshëve, kurse më vonë, me zhvillimin e rendit gjinor, adhurimi i slipirtrave të stërgjyshërve, janë format e kultit që u formuan në shoqërinë primitive dhe që ruhen edhe sot në shumë fise të prapambetura. Mbeturina të shumta të kultit
primitiv janë ruajtur në të ashtuquajturat «fe historike», e krishterimi, islamizmi, budizmi etj. Me lindjen e shoqërisë me klasa dhe të shtetit lindi kulti i pushtetit mbretëror, që vendosej në interes të klasës shfrytëzuese. Kështu lindi adhurimi i faraonit, hyjnizimi i perandorëve në Romën e vjetër e në Bizant. Në kuptimin e figurshëm, kult quhet nderimi i tepruar, hyjnizimi i një sendi ose i një njeriu.
Kulti i Perëndive të Olinipit, besim karakteristik në qytet - shtete greke, që u formua me tiparet e saj kryesore në shekujt VI-V, para es., në kohën e zhvillimit më të madh të Greqisë. Në përfytyrimin e grekëve perënditë kryesore banonin në majën më të lartë të malit Olimp, mbuluar me borëra fë përjetshme. Atje, përtej Tufanit të akujve të padukshëm për syrin e të vdekshmëve, jetonin të patrazuara perënditë e Olimpit, të organizuara si në një familje. Ato jetonin në pallatet e tyre të bakërta, të ndërtuara nga Hefestit ku bënin vazhdimisht gosti. Heba dhe Ganimedi u shërbenin atyre, u jepnin ambroz dhe u mbushnin gotat me nektar. Kryetari i familjes së perëndive ishte Zeusi. Pasi morën pushtetin mbi botën, perënditë e Olimpit e ndanë gjithësinë midis tyre në këtë mënyrë: më i fuqishmi prej tyre, Zeusi, mori qiellin, vëllai i Zeusit, Poseidoni, mori detin, kurse vëllai tjetër, Hadi u bë sundimtar në mbretërinë e nëntokës. Zeusi, sipas këtij besimi pagan, ishte i rrethuar nga një turmë perëndish. Atje gjendeshin gruaja e tij Hera, Apoloni dhe Artemida, Atena, Afërdita, Demetra, Hestia, Hermesi dhe Aresi. Zeusi i thërriste këto perëndi në mbledhje dhe për çdo punë konsultohej me to, megjithëse ai mund të vendoste edhe vetë për çdo gjë. Familja e perëndive të Olimpit, e kryesuar nga babai i perëndive dhe i njerëzve, Zeusi, është një dukuri e ngjashme me familjen patriarkale të kohëve të shthurjes së rendit të bashkësisë primitive. Te gjitha perënditë e Olimpit, që i nënshtrohen Zeusit, janë të lidhura me të me nyje gjaku dhe farefisnie. Perënditë e Olimpit personifikonin në fillim forcat e fenomeneve të natyrës, kishin karakter kozmik. Zeusi në fillim ishte perëndi e rrufesë dhe e shtrëngatës. Poseidoni ishte perëndi e detrave dhe Hadi perëndi e nëntokës. Po këtë karakter kozmik kishin në përgjithësi edhe fëmijët e Zeusit që jetonin me të në Olimp: Afërdita ishte në fillim vetëm hyjnesha e pjellorisë, Artemida ishte hyjnesha e kafshëve të egra dhe e gjuetisë, Atena personifikonte shkrepëtimën. Por, me ndarjen e punës dhe, si pasojë e kësaj, me lindjen e klasave e të shtetit, perënditë greke morën atribute shoqërore. Kështu, psh. Zeusi, duke mbetur perëndi e rrufesë dhe e qiellit, u bë kryetari i botës dhe mbrojtësi i shtetit; Atena bëhet mbrojtësja e zejtarisë; Afërdita u bë hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë, kurse Hermesi me lindjen dhe zhvillimin e tregtisë u bë perëndia e tregtisë dhe mbrojtësi i matrapazëve dhe i haidutëve.
Në këtë mënyrë, organizimi i familjes së perëndive në Olimp është një model i rregullit shtetëror të poliseve greke i mbartur në qiell. K. Marksi thotë se për grekët kulti i perëndive të olimpit është «kulti i kombësisë»
sisë» së tyre, i shtetit të tyre».
K. Marks e F. Engels, Mbi fenë fq. 22). Besimi te perënditë e Olimpit ishte feja e skllavopronarëve, që pasqyronte dhe shenjtëronte marrëdhëniet skllavopronare. Pakënaqësia që kishte lindur nga rendi klasor merrte gjithashtu shpeshherë formë fetare. Kjo pakënaqësi shprehej psh. në përhapjen e gjerë të kultit të Dionizit, perëndisë mprojtese të bujqësisë. në festat popullore për nder të tij, në ceremonitë fetare për nder të hyjneshës së tokës dhe të pjellorisë, Demetra, e cila ngushëllonte njerëzit
re. Kulti i perëndive të Olimpit ka ushtruar një ndikim të madh në letërsinë antike.
Kupidoni → Erosi.