Eoli

Eoli 1. Perëndi e erërave, biri i Zeusit, jetonte në ishujt vullkanikë, që nga emri i tij u quajtën Eoline, (sot ishujt e Liparit në verilindje të Sicilisë). Këtu Eoli jetonte me të shoqen, Aretë, dhe me dymbëdhjetë fëmijët e tij, gjashtë djem e gjashtë vajza, që personifikonin erërat kryesore. Djemtë e tij u martuan me motrat e tyre. Ai sipas qejfit i frenonte erërat ose i lejonte që të shpërthenin. Ai priti Odiseun, që një shtrëngatë e kishte përplasur në breg, e mbajti një muaj në pallatin e tij dhe kur mbreti i Itakës u largua, Eoli i dhuroi atij një kacek të mrekullueshëm, në të cilin ishin mbyllur të gjitha erërat që pengonin lundrimin, por gjatë kohës që Odiseu flinte, shokët e tij e hapën kacekun dhe menjëherë erërat, psi dolën nga burgu i tyre me uturima të tmerrshme, e ndezën përsëri shtrëngatën. 2. Biri i Elinit (flelenit), nipi i Deukalionit, stërgjyshi mitik i eolëve, që përbëjnë një degë të fisit grek. Ai kishte shtatë djem, ndër të cilët Sizifin dhe shtatë vajza, gjë që dëshmon për shpërndarjen e eolëve ose të paktën për themelimin e disa kolonive greke.

Shih edhe