Asklepi

Asklepi, hyjni e mjekimit., biri i Apolonit dhe i Koronidës. Artin për të shëruar të sëmurët ai e mësoi te centauri Kiron. Argonautët e zgjodhën atë si mjek të tyre në fushatën e Kolkidës. Asklepi nuk e kufizoi t clentin e tij vetëm me shërimin e të sëmurëve, por mori përsipër të ngjallte edhe të vdekurit clhe ktheu në jetë Hipolitin, birin e Tezeut. Për këtë gjë Zeusi e vrau Asklepin, duke e goditur me rrufenë e tij. Që të hakmerrej për vdekjen e të birit, Apoloni vrau ciklopët që kishin farkëtuar rrufenë për Zeusin. Qendra e kultit të tij ishte në Epidaur. Që këtej u përhap në qytetet e tjera të Greqisë, kaloi në Azi dhe më në fund në Romë, ku nderohej me emrin Eskulap. Nganjëherë paraqitej në formën e një gjarpëri, por më shpesh e paraqitnin në trajtën e një burri të zhytur në mendime, që mbante në dorë një shkop, rreth të cilit përdridhej një gjarpër (→ Eskulapi).

Shih edhe

Përmendet te