Belerofonti
Belerofonti, Pegasi dhe Kimera
— Belerofonti, hero korintas, biri i Poseidonit ose i Glaukut. mbretit të Korintit. Ëmrin Belerofont e mori pasi vrau padashur në gjueti të vëllanë, Berin (më përpara quhej Hiponoi). Pas vrasjes së të vëllait, ai u detyrua të merrte rrugën e mërgimit dhe arriti në Argos te mbreti Pret.
Gruaja e këtij mbreti, Stenobea (Anteja), i shfaqi atij dashurinë dhe i tha se ishte gati të ikte me të. Belerofonti e refuzoi. Atëherë Stenobea e akuzoi tek i shoqi se ai ishte përpjekur ta përdhunonte. Duke mos dashur të shkelte zakonet e mikpritjes, Preti e dërgoi heroin te mbreti i Likisë, Jobati (babai i Stenobesë) me një letër, në të cilën e luste që ta vriste fajtorin. Jobati i bëri Belerofontit një pritje shumë të mirë. Nëntë ditët e para kaluan plot gaz e hare. Ditën e dhjetë mbreti hapi letrën që ia kishte sjellë vetë miku, por, duke mos dashur ta njolloste pallatin e vet me gjak, e urdhëroi Belerofontin që të luftonte me Kimerën, një kafshë e tmerrslime që villte flakë dhe tym. Jobati ishte i bindur se ai do të vritej në këtë luftim. I ndihmuar nga Atena, që i dërgoi kalin Pegas, Belerofonti e vrau përbindëshin. pastaj mundi luftëtarët e Likisë dhe Amazonat, kreu bëma të tilla, saqë mbreti, i habitur, i dha për grua vajzën e vet dhe e caktoi trashëgimtar të fronit. Por Belerofontit iu rrit. mendja dhe donte të barazohej me perënditë. Ai u përpoq të fluturonte me kalin e tij Pegas në Olimp. I zemëruar Zeusi e tërboi Pegasin, i cili e rrëzoi kalorësin e tij. B'elerofonti ra në tokë dhe u vra. Në Korint ekzistonte kulti i Belerofontit. Mitin mbi Belerofontin e ka përdorur Sofokliu, Euripidi (ky i fundit tregon se Belerofonti u. hakmorr kundër Stenobesë: ai e hipi atë në Pegas dhe pastaj e hodhi në det).