Elektra

Elektra 1. Bija e Agamemnonit dhe e Klitemnestrës, motra e Orestit dhe e Ifigjenisë. Ajo nuk përmendet në tregimet homerike dhe identifikohet me Laodikën e Homerit. Pas vrasjes së Agamemnonit, Elektra shpëtoi Orestin, ende të vogël, dhe e dërgoi në Fokidë, kurse ajo vetë aëndroi në pallat. Kur u oresti- Elektra e ndihmoi atë që të hakmerrej kundër Egjistit dhe Klitemnestrës, që kishin vrarë Agamemnonin. Elektra qe dënuar me vdekje, por sikundër edhe vëllai i saj shpëtoi me ndërhyrjen e Apolonit. Më vonë ajo u martua me mikun e Orestit, Piladin, djalin e mbretit të Fokidës. Legjenda e Elektrës dhe e hakmarrjes së saj ka frymëzuar poetët tragjikë të Greqisë, Eskilin, Euripid'in etj.

2. Bija e Oqeanit dhe e Tetisë. Ajo u bashkua me Taumantin dhe lindi Iridin e dy harpitë. 3.

Plejadë që me Zeusin lindi Jasionin dhe Dardanin. Me'anë të saj Paladiumi, që mbahej si statuja mbrojtëse e qytetit të Trojës, iu dhurua këtij qyteti. Elektra dhe gjashtë motrat e saj u vendosën midis yjeve, si shtatë Plejadat, që e humbën ndriçimin, kur panë shkatërrimin e qytetit të tyre, Trojës.

Shih edhe

Përmendet te