Temida
Temida (Temis), titanidë, bija e Tokës, gruaja e Zeusit me të cilin lindi Orët dhe Moirat. Ishte e pajisur me aftësi profetike (edhe orakulli i Delfit i përkiste asaj, para Apolonit). Me kalimin e kohës ajo e humbi karakterin ktonik dhe tek ajo dolën në pah atributet e hyjneshës së rregullit e të drejtësisë. Ajo paraqitej duke mbajtur në njërën dorë një shpatë dhe në tjetrën një peshore. Ngandonjëherë paraqitej me një jetull në sy, për të treguar se ajo nuk duhej të vinte re as pozitën, as titullin e personave që kërkonin gjykimin e saj. Në kuptimin e figurshëm, Temidë do të thotë drejtësi, ligj.