Artemida

Artemida (Artemisi), një nga hyjneshat më të rëndësishme të Olimpit, bija e Zeusit dhe e Latonës. Ajo lindi në Delos pak më përpara se vëllai i saj, Apoloni dhe e nclihmoi Latonën të lindte të vëllanë. Duke qenë dëshmitare e dhimbjeve të lindjes, Artemidës i lindi një urrejtje e madhe për martësen dhë Zeusi ia plotësoi asaj dëshirën që të mos martohej kurrë, mëgjithëse ajo dashuroi djaloshin e bukur Endimion. Zeusi e bëri mbretëreshë të pyjeve, e armatosi me një hark dhe me

një këllëf shigjetash (atribut i Artemidës gjahtare) dhe i formoi një kortezh nimfash me të cilat ajo kishte qejf të gjuante. Artemida ishte më shumë hyjneshë e gjuetisë. Duke ruajtur dëlirësinë e saj, ajo kërkonte jo vetëm nga nimfat, por edhe nga priftëreshat e saj dëlirësinë më të madhe. Gjahtari Akteon, i cili padashur e pa kur ajo po lahej me nimfat, u shndërrua në dre dhe u shqye nga qentë e tij. Poetët e paraqitin atë si hyjneshë hakmarrëse. Kështu, ajo bashkë me Apolonin vrau me shigjeta fëmijët e Niobës, që kishte fyer Latonën. Traditat e tjera, përkundrazi, e paraqitnin si hyjneshë dashamirëse. Dora e saj nuk ishte e armatosur përherë me shigjetën fatale. Nganjëherë ajo ndjente kënaqësi kur zhdukte fatkeqësitë e njerëzve dhe tregohej e gatshme për t’iu shëruar dhimbjet. Artemida ishte hyjnesha e burimeve dhe e lumenjve, mbrojtëse e lundrimit. Për këtë dëshmon legjenda e flijimit në Aulidë. Duke qenë hyjneshë e pyjeve, ajo ishte gjithashtu mbretëresha e kafshëve të egra, të cilat i gjuante me shoqet e saj, nimfat. Po ajo edhe i mbronte kafshët. Pyjet që i ishin kushtuar asaj ishin rezervate të vërteta, ku nuk lejohej të ndiqej gjahu. Kafshët e kultit të saj ishin kryesisht dreri dhe arusha. Gjithashtu në kohët e vjetra e ka zanafillën kulti i Artemidës si hyjneshë e pemëve dhe e bimësisë. Si hyjneshë e bimësisë ajo ishte gjithashtu hyjneshë e pllenimit. Ky kult ishte i zhvilluar sidomos në Efes, ku ekzistonte faltorja e dëgjuar, që u dogj në

vitin 356 para es. Si hyjneshë e pllenimit ajo quhej edhe mbrojtësja e nënave në kohën e lindjës se të foshnjave, prandaj gratë shtatzëna i bënin dhurata. Artemidën shpesh e quanin hyjneshën e nënës dhe e identifikonin me hyjneshën Selenë. Në Romë Artemida identifikohej me Dianën. Në artin antik paraqitej si një gjahtare e re,

veshur me tunikë të shkurtër, me një trastë mbi shpinë dhe me njëdre. Si hyjneshë e hënës ajo paraqitej me një gjysmëhënë në kokë, me pishtarë në duar dhe me veshje të gjatë. Më e njohur është statuja e Artemidës në Luvër.

Shih edhe

Përmendet te