Euhemerizmi

Euhemerizmi, doktrinë iilozofike që u përhap në periudhën helenistike; themelues i sa j ka qenë shkrimtari dhe filozofi i Greqisë së Vjetër, Euhemeri (fundi i shekullit IV fillimi i shekullit III para es.) me origjinë nga qyteti i Mesinës në Sicili. Ai është autor i romanit filozofik «Historia e shenjtë», që njihet nga trcgimi i shkurtër i Diodor Sicilianit. Pikëpamjet historiko- -fetare të Euhemerit janë një zhvillim i pikëpamjeve materialiste të disa historianëve dhe filozofëve të Greqisë klasike. Euhemeri përpiqej të shpjegonte në mënyrë racionaiiste origjinën e perëndive të fesë greke. Ai tregon se gjatë qëndrimit të tii në ishullin e largët jugor Panke, gjeti një mbishkrim, në të ciiin ishte shkruar e gjithë historia e njerëzimit dhe ishin numëruar bëmat e prëndive Kronos dhe Zeus. Që këtej ai bënte konkluzionin se perënditë dhe heronjtë nuk janë gjë tjetër, veçse njerëz të mëdhenj të së kaluarës, të hyjnizuar ng'a stërnipërit, ashtu si hyjnizoheshin mbretërit helenistikë në kohën e vet Euhemerit. Mitologjia, sipas Euhemerit, është një histori e veshur me çudira. Zëvendësimi i pushtetit të Uranit nga ai i Kromt dhe më vonë nga Zeusi, zëvendësim që është paraqitur në mitet greke, është një pasqyrim fantastik i kujtimit të popullit mbi zëvendësimin e mbretërve të vjetër tokësorë. Megjithëse një interpretim i tillë naiv, racionalist nuk mund të shpjegonte shumicën e miteve dhe nuk e shpjegonte aspak karakterin e riteve fetare, prapëseprapë Euhemerizmi pati shumë partizanë në Greqinë antike dhe në Romë. Poeti romak, Eni, e përktheu «Historinë e shenjtë» në gjuhën latine. Bazat e Euremerizmit janë paraqitur gjithashtu në «Bibliotekën historike» të Diodor Sicilianit.

Eumenidet → Erinitë

Shih edhe