Hesperida

Hesperida, nimf ë; nëna e Hesperidave.

Hesperidat, bijat e Hesperit (sipas një varianti tjetër, të Atlasit dhe të nimfës Hesperidë). Ato jetonin në skajin perëndimor të tokës, në një kopësht të bukur plot me mollë të arta. Ky kopësht ruhej nga dragoi me shtatë kokë, Ladoni. Sipas traditës që ishte më e përhapur, Herakliu arriti ta vrasë dragoin, mori mollët e mrekullueshme dhe ia çoi Euristeut (bëma e njëmbëdhjetë e heroit). Sipas versioneve të tjera, ai i mori mollët nga duart e Atlasit, që kishte shkuar të mblidhte pemët e arta gjatë kohës që Herakliu mbante botën mbi shpatullat e veta.

Këto skena të ndryshme kanë frymëzuar shpesh piktorët e vjetër. Tregojnë gjithashtu se pas Hesperidave u dashurua mbreti i Egjiptit, Busiridi, i cili dërgoi piratët që t’i rrëmbenin, por këta të fundit u kapën dhe u vranë nga Herakliu. Legjendat tregojnë se Hera i bëri dhuratë Zeusit ditën e martesës mollët e Hesperidave; me këto mollë hyjnesha e grindjes, Erida, shkaktoi zënkën midis Herës, Afërditës dhe Atenës, kurse Melanipi me këto mollë mundi Atalantën.

Shih edhe

Përmendet te