Ili

Ili (Ilos) I. Mbret i Dardanëve, biri i Troit dhe i nimfës Kaliro, babai i Laomedontit dhe gjyshi i Priamit. Në Frigji (Azi e Vogël) ai themeloi qytetin e Atena Paladës, që, për nder të tij, u quajt Ilion (më vonë u quajt Trojë). Zeusi, që e pranoi këtë vend, lëshoi nga qielli statujën e Atena Paladës, Paladiumin, i cili ra në çadrën e Ilit. Ky i fundit ndërtoi një tempull për ta mbyllur brenda këtë statujë, që do të mbronte qytetin e ri. Tempulli mori zjarr. Ili përmes flakëve arriti të shpëtojë Paladiumin, por mbeti i verbër. Atena ia dha përsëri të parët. 2. Biri i sundimtarit të Epirit, Mermerit, nipi i Jasonit dhe Medesë. Ili dinte të përgatiste helme vdekjeprurëse, por nuk pranoi t’i jepte Odiseut, që donte të lyente shigietat e tij.

Ilioni ShiH: Troja.

Shih edhe