Admeti

Admeti, mbreti i Ferrit. Mori pjesë në gjuetinë e Kalidonit dhe në fushatën e argonautëve. Admeti priti në pallatin e vet Apolonin, të cilin Zeusi e kishte dëbuar nga Olimpi, sepse kishte vrarë ciklopët dhe e kishte ngarkuar të ruante kopenë. Admeti kërkoi për nuse Alkestën, vajzën e Peliut, mbretit të Trakës. Ky i fundit pranoi t’ia jepte, por me kusht që të vinte për ta kërkuar me një qerre, të tërhequr nga një luan dhe një derr. I ndihmuar nga Apoloni, ai arriti ta plotësonte këtë kërkesë dhe e mori vajzën. Por, nga gëzimi, ai harroi t’i bënte flijime Artemidës ditën e martesës dhe hyjnesha vendosi ta dënonte. Kur hyri në dhomën e tij martesore, ai, në vend të nuses, pa një grumbull nepërkash që fishkëllenin. Apoloni arriti ta qetësonte të motrën (Artemidën). Kur i erdhi çasti për të vdekur, Moirat, me kërkesën e Apolonit, pranuan ë Fia zgjatnin fijen e ditëve të tij, në qoftë se ndonjeri do të sakrifikohej për të e do të vdiste në vend të tij. Admeti iu lut të afërmve, por asnjeri nuk u tregua i gatshëm të sakrifikohej për të. Vetëm Alkesta, nga dashuria, vendosi të vdiste në vend të tij. Megjithatë, në saje të Herakliut (sipas një varianti tjetër në saje të Persefonit), ajo mundi ta sholië përsëri mbretin dhe martesa e tyre e lumtur zgjati edhe për shumë kohë. Subjekti i mitit është trajtuar në tragjedinë e Euripidit «Alkesta».

Shih edhe

Përmendet te