Amfitrioni
Amfitrioni, biri i Alkeut, mbretit të Tirintit dhe nipi i Perseut. U martua me Alkmenën e bukur, duke i premtuar se ao të vriste vrasësit e vëllezërve të saj. Ai zbarkoi me ushtri në ishullin e Tafosit, kryeqyteti i të cilit ishte i papushtueshëm. Mbreti i ishullit, Pterelau, kishte në kokë një flok të artë që e bënte atë të paprekshëm, por vajza e tij, Komaitoja, që u dashurua pas Amfitrionit, ia preu flokun fatal dhe vdekja e të atit siguroi fitoren e të dashurit të saj. Por heroi nuk tregoi asnjë shenjë mirënjohjeje ndaj vajzës, madje urdhëroi që ta vrisnin. Në mungesë të tij Zeusi e joshi Alkmenën dhe iu afrua asaj në trajtën e Amfitrionit. Nga bashkimi i Zeusit me Alkmenën lindi Herakliu. Më në fund Amfitrioni u kthye tek Alkmena, e cila lindi me të Ifiklin.