Eaku

Eaku, një nga të tri gjykatësit e Hadit, biri i Zeusit dhe i Egjinës, mbretëroi në ishullin e Eniopisë, që për nder të nënës së tij e quajti Egjinë. Kur ishte gjallë, ai qe nderuar nga perënditë për drejtësinë e tij, madje ai qe caktuar për të zgjidhur mosmarrëvesh j et që kishin lindur midis tyre. Me flijimin që i

bëri Zeusit, ai zhduku thatësirën e madhe që kishte shfarosur Greqinë. Më vonë kur uria dhe murtaja kishin shkretuar vendin e tij, ai siguroi ndihmën e Zeusit, i cili i shndërroi në gra të gjitha milingonat e hsit të shenjtë. Më në fund ai ndihmoi Poseidonin dhe Apolonin të ndërtonin muret e Trojës. Pas vdekjes, ai, sëbashku me Radamantin dhe Minosin u ngarkua të gjykonte të vdekurit. Në kuptimin e figurshëm, Eak do të thotë njeri, gjykatës i drejtë.

Shih edhe