Marpesa
Marpesa, bija e Evenit, mbretit të Etolisë. I ati ia kishte premtuar vajzën atij që do të fitonte në një vrapim me qerre. Pretenduesit që do të mundej nga ai, do t’i pritej koka. Shumë të rinj s’e përfillën fare rrezikun, u paraqitën, por të gjithë u vranë, duke iu prerë koka. Një ditë Idi, i dashuruar pas Marpesës, iu lut Apolonit që t’i dhuronte një qerre me fletë. Në këtë mënyrë ai arriti ta rrëmbente Marpesën, por Apoloni, që edhe vetë ishte dashuruar pas gruas së re, e ftoi heroin në duel. Zeusi e ndaloi këtë luftim dhe e porositi Marpesën që ta zgjidhte vetë burrin. Marpesa zgjodhi Idin. Ajo e dinte se Apoloni nuk do ta dashuronte atë deri në vdekje, se perëndia e pavdekshme do ta harronte atë kur aio do të plakej. Me Idin Marpesa lindi Kleopatrën, gruan e Meteagrit. Marpesa u bë simboli i një gruaje të matur, që i peshon mirë gjërat.