Herakliu

Herakliu (lat. Herkules), një nga heronjtë më të dëgjuar të mitologjisë greke. Ishte biri i Zeusit dhe i Alkmenës. Perëndia supreme e krijoi atë në mungesë të Amfitrionit, burrit të ligjshëm të Alkmenës. Në krye të nëntë muajve Hera xheloze e nxiti Zeusin të deklaronte se cilido stërnip i Perseut, që do të lindte i pari, do të kishte një pushtet të madh mbi njerëzit. Pastaj hyjnesha shkoi në Mikenë dhe i lejoi Nikipës, gruas së Stenelit, edhe ky stërnip i Perseut, të lindte një djalë, Euristeun, para se Alkmena të lindte Herakliun. Kështu Herakliu i humbi të drejtat e tij dhe Hera vazhdoi veprën e saj të hakmarrjes. Ajo dërgoi në djepin e Herakliut të porsalindur dy gjarpërinj, por ndërsa Ifikli, vëllai i Herakliut dhe biri i Amfitrionit, iku i frikësuar, heroi i ardhshëm arriti t’i mbyste ata me duart e veta. Herakliu pati shumë edukatorë të zotë. Ai mësoi nga Amfitrioni artin për të ngarë qerren, nga Euriti mësoi qitjen me hark, Qnii mësoi muzikën dhe t’i binte lirës, centauri Kiron i mësoi shkencën. Por muzikën ai nuk e kishte me qejf. Njëherë, në kohën e mësimit, Lini donte të dënonte Herakliun për përtaci, por heroi e theu lirën, duke e përplasur mbi kokën e mësuesit, i cili vdiq në vend. Duke patur frikë nga forca e madhe e djaloshit, Amfitrioni e dërgoi të ruante kopetë në Citeron dhe aty ai filloi vargun e bëmave të tij, duke vrarë

luanin e Citeronit, që shkretonte mbretërinë e t’atit; Në Tebë ai vrau mbretin e Orkomenit, Eriginin, që i kishte ngarkuar tebanet me një haraç të madh. Për këtë bëmë mbreti i Tebës, Kreonti, i dha për grua vajzën e vet, Megarën. Por Hera, që e urrente birin e Zeusit, e çmëndi Herakliun, i cili në krizë e sipër vrau fëmijët e tij dhe dy fëmijët e Ifiklit. Kur erdhi në vete, ai sipas porosisë së orakullit të Delfit, e la Tebën dhe shkoi në Tirint, te mbreti Euriste, me urdhër të të cilit ai kreu dymbëdhjetë bëma heroizmi. 1. Mbyti me duart e veta luanin e Nemeut dhe i mori atij lëkurën. Këtë lëkurë, që asnjë shtizë nuk e shponte, ai e veshi duke e lëshuar si mantel mbi shpatullat e tij të fuqishme. 2. Vrau hidrën e Lernit, një përbindësh që shkretonte vendin e Lernit në Argos. 3. Kapi të gjallë derrin e Erimantit, duke e futur në një rrjetë. 4. Zuri drerin e Cireneut dhe ia solli të gjallë Euristeut. 5. Shfarosi zogjtë e përbindshëm të Stimfalit me thonj, sqepa dhe pendë bakri, të cilët përhapnin frikën në liqenin e Stimfalit në Argolidë. 6. Pastroi hauret e Avgjisë. 7. Zuri demin e Kretës që villte flakë dhe shkatërronte të mbjellat e ishullit. 8. Mori kuajt e Diomedit në Trakë. 9. Mori brezin magjik të mbretëreshës së amazonave Hipolitë. 10 Rrëmben lopët e gjigantit Gerion. 11. Mori mollët e arta nga Hesperidet. 12. Zbriti në Had, ku mundi Cerberin, dhe të lidhur ia solli Euristeut. Ky i fundit u frikësua aq shumë, saqë e detyroi Herakliun ta çonte përsëri në Had. Vitet e fundit të jetës së tij nuk qenë aq të lavdishme. Herakliu u dashurua pas Dejanirës, që duhej të martohej me Akeloun. Pasi e mundi këtë kundërshtar, ai e mori Dejanirën për grua dhe të dy së bashku u nisën për në Tirint. Rrugës iu doli një lumë me shumë ujë. Aty ndodhej centauri Nesi, i cili mori përsipër ta çonte Dejanirën në bregun tjetër të lumit. Por Nesi i pabesë u përpoq ta rrëmbente vajzën. I zemëruar nga kjo pabesi, Herakliu lëshoi një shigjetë që e plagosi për vdekje centaurin, i cili, para se të vdiste, i dha Dejanirës tunikën e vet të lyer me gjak, si një hajmali që ishte e aftë të përtërinte dashurinë e Herakliut. Disa vjet më vonë Dejanira e përdori këtë dhuratë, sepse Herakliu u dashurua pas Jolës, vajzës së Euritit, që e kishte mësuar heroin të përdorte harkun. Euriti ia kishte premtuar vajzën atij që do të fitonte në dyluftim me të. Kur u mund nga Herakliu, mbreti nuk donte ta mbante premtimin. Atëhers heroi e vrau djalin e Eurit, Ifilin. Për të larë këtë vrasje, ai shërbeu tre vjet si skllav te mbretëresha e Lidisë, (Omfala, e cila e detyroi Herakliun të përmbushte të gjitha tekat e saj. Pasi u çlirua nga ky skllavërim Herakliu u kthye përsëri te Jola. Për t’i kujtuar dashurinë e parë, Dejanira i dërgoi atëhere atij tunikën e Nesit të lyer me gjak, që e helmatisi Herakliun. duke i shkaktuar tortura të pabesueshme dhe heroi u hodh në zjarr. Zeusi e bëri atë të pavdekshëm dhe e mori në Olimp, ku ai u martua me Hebën. Në figurën e Herakliut të tërheqin, guximi dhe lufta e tij kundër

perëndive. Heroi u fut në dyluftim me Hadin, Anteun, luftoi me forcat e tmerrshme të natyrës, me armiqtë e njerëzimit, me përbindëshat që shkatërronin frytet e punës paqësore dhe shfarosnin popullsirie, luftoi me banditët e djallëzuar dhe me viganët e këqinj. Por Herakliu nuk ndeshet vetëm te grekët. Heronj të tillë ne njohim shumë. Midis tyre duhet të përmendim sidomos Gilgameshin e Babilonisë dhe Melkartin e Fenikisë, mitet e të cilëve ushtruan një ndikim në mitet mbi Herakliun. Edhe këta heronj udhëtonin nëpër botë, kryenin bëma të mëdha dhe vuanin ashtu si Herakliu. Në art Herakliu është paraqitur si një fëmijë, duke mbytur gjarpërinjtë; por më shpesh paraqitet si një burrë i piekur me muskulaturë të fuqishme, i cili çlodhet pas një heroizmi. Mitet mbi Herakliun janë përdorur nga Sofokliu («Filokteti») dhe nga Euripidi («Hcrakliu i tërbuar» dhe «Heraklidët»).

Hermafroditi. Siç e tregon emri i tij, Hermafroditi ishte bir i Hermesit dhe i Afërditës, me një bukuri të rrallë. Një ditë, kur ishte duke u larë në Halikarnas (Azi e Vogël) në burimin e Salmakidës, ngjalli dashurinë e zjarrtë të nimfës me të njëjtin emër, e cila duke mos mundur ta përqafonte, u kërkoi perëndive aë të bashkonin trupat e tyre në një të vetëm.

Shih edhe

Përmendet te