Minosi
Minosi, mbret i Kretës së lashtë. Ai ishte biri i Zeusit dhe i Evropës, burri i Pasifajës, babai i shumë heronjve dhe heroinave, midis të cilëve, i Arianës, i Androgeut etj. Sipas legjendës, që të hakmerrej për vrasjen e djalit të vet, Androgeut, ai i detyroi athinasit t’i jepnin një haraç të përvitshëm, shtatë djem e shtatë vajza, të cilët ishin caktuar që t’i hante Minotauri. Për të dënuar Dedalin, që kishte ikur nga labirinti, ai e ndoqi me një flotë të madhe deri në Kamik të Sicilisë, ku u vra nga dora e mbretit Kokal dhe vajzave të tij, të cilat e futën në një kazan me ujë të valuar. Për urtësinë dhe për drejtësinë e tij, Minosi, pas vdekjes, u 6ë gjykatës në mbretërinë e nëntokës (së bashku me Radamantin dhe Eakun). Në mitet mbi Minosin janë pasqyruar, siç duket, kujtimet mbi fuqinë e shtetit të Kretës në mijëvjecarin II para es. Me emrin e Minosit u quajt edhe kultura e vjetër e Kretës (Kultura minoike), e zbuluar nga arkeologu Evans.