Sabasi

Sabasi (Sabaci), hyjni që adhurohej në Trakë e në Frigji. Besonin se ai i shpëtonte njerëzit nga të gjitha të këqijat e mund t’i plotësonte të gjitha dëshirat e tyre. Kulti i tij u përhap edhe në Greqi, ku Sabasin e identifikuan më vonë me Dionizin dhe e konsideronin bir të Zeusit dhe të Persefonit. Për

nder të tij organizoheshin festa me orgji (sabacitë). Në Romë kulti i Sabasit u përhap shumë në kohën e perandorisë. Ai paraqitej si një burrë me mjekër, me njërën këmbë të mbështetur në kokën e dashit dhe me duar të ngritura, duke bekuar. Për Sabasin nuk dihet asnjë legjendë.

Shih edhe