Kreusa
Kreusa 1. Bija e Erekteut dhe Praksitesë, gruaja e Ksutit, nëna e Akeut dhe Jonit. 2. Bija e Priamit dhe e Hekubës, gruaja e Eneut, me të cilin lindi Askanjin. Në rrëmujën dhe panikun e krijuar natën e rënies së Trojës ajo u shkëput nga i shoqi dhe u zhduk.
Krisaori. 1. Përbindësh i lindur nga gjaku i Meduzës. Ai u martua me oqeanidën Kaliro dhe u bë babai i Gerionit dhe i Ekidnës. 2. Epitet i shumë perëndive: i Zeusit, Apolonit, Artemidës dhe Demetrës.