Briri i bollëkut

Briri i bollëkut, burim i pashtershëm i bollëkut. Dhia që kishte ushqyer me qumështin e saj Zeusin e porsalindur, ngeci në një pemë dhe theu bririn. Zeusi ua dhuroi atë nimfave, duke u thënë se në sajë të bririt do të merrnin me bollëk çdo gjë që do të dëshironin (→ Amaltea).

— 1 Briseida, bija e Briseut, mbretit të lirnesëve, në qytetin e Pedazit, që Akili e mori me sulm para rrethimit të Trojës. Ajo u bë robëreshë e preferuar e heroit. Më vonë Akili u detyrua t’ia jepte atë Agamemnonit. Ky qe shkaku i grindjes midis prijsave grekë dhe i zemërimit të Akilit, si dhe pikënisja e «lliadës». Pas pajtimit të të dy heronjve, Akili e mori përsëri atë. Kjo legjendë është pasqyruar shpeshherë në art. Sipas legjendave të tjera, robëreshën e Akilit e quanin Hipodami.

Britomartida, (Britomartis), hyjneshë e Kretës, ndoshta me origjinë fenikase. Ishte bija e Zeusit dhe e Karmesit. E ndjekur nga mbreti i Kretës, Minosi, ajo u hodh nga shkëmbi në det, por ra në rrjetat e peshkatarëve dhe shpëtoi. Ishte hyjnesha e peshkatarëve dhe e lundrimit si dhe e frutave e dhuratave të tjera të natyrës. E nderonin veçanërisht në Kretë, por kultin e saj e gjejmë edhe në vende të tjera si në Argos. Thonë se ajo zbuloi rrjetat, prej nga e ka prejardhjen edhe epiteti i saj Diktinë (hyjneshë e rrjetave). Më vonë atë e identifikonin me Artemidën. Britomartidën e paraqitnin (në monedhat) me një tunikë gjuetie të shkurtër, me kurorë dafine dhe me një pishtar në dorë.

Shih edhe