Dioskurët
Dioskurët, dy heronj binjakë grekë, Poluksi (Polideuku)
dhe Kastori, bijtë e Tindarit e të Ledës. U mbiquajtën Dioskurë, sepse konsideroheshin bij të Zeusit (dios-kmos që do të thotë biitë ë hyjrhse). Në poemat homerike Kastori dhe Poluksi janë thjesht bij të Tindarit, mbretit të Spartës dhe të Ledës, vëllezërit e Helenës dhe të Klitermnestës. Legjenda u krijua në shekujt e mëvonshëm: Zeusi, që kishte rënë në dashuri me Ledën, u shndërrua në një mjellmë dhe iu afrua mbretëreshës. e cila përftoi me të dy vezë: nga njera vezë dolën Poluksi dhe Helena, nga tjetra dolën Kastori dhe Klitemnestra. Kur u rritën, ata morën pjesë në fushatën e argonautëve. Gjatë udhëtimit anija «Argo» u godit nga një stuhi. Orfeu iu lut perëndive që t’i shpëtonte. Kur stuhia u qetësua, argonautët panë në kokat e dy vëllezërve një flakë që e morën si shenjë të mbrojtjes së perëndive (emrin Kastor e Poluks ua kanë dhënë disa zjarreve, që duken në majën e direkut të anijes gjatë stuhisë). Të dy binjakët luftuan kundër piratëve të Arkipelagut dhe shkuan në Atikë që të merrnin motrën e tyre, Helenën, që e kishte rrëmbyer Tezeu. Ekspedita e tyre e fundit qe ajo që ata ndërmorën në Arkadi me Idin dhe Linkeun. Ata u zunë me ta sepse Dioskurët u rrëmbyen atyre të fejuarat, Febën dhe Hilairën. Në luftim Kastori u vra nga Linkeu, të cilin e vrau Poluksi. Ky i fundit, që kishte siguruar nga Zeusi pavdekshmërinë, iu lut perëndisë që ta sillte përsëri në jetë të vëllanë, ose ndryshe t’ia hiqte edhe atij pavdekshmërinë. Zeusi pranoi që të dy vëllezërit të kalonin me radhë gjashtë muaj në tokë e gjashtë muaj në Had. Më vonë Zeusi, i prekur nga dashuria e tyre, i vendosi midis yjeve, ku me emrin Binjakët formojnë dy yjësi, nga të cilat njëra fshihet në çastin kur duket tjetra, kështu ato nuk Huken kurrë bashkë në horizont. Kulti i Dioskurëve ishte i përhapur në krahina të ndryshme të Greaisë. Dioskurët i nderonin si mbrojtës të lundërtarëve. Në art Dioskurët paraqiteshin si djelmosha
të bukur, me shapka ovale (që mbanin detarët grekë) shpesh mbi kuaj. Emrat Dioskurë u bënë sinonim të miqësisë së pandarë vëllazërore.