Erekteu

Erekteu, nipi i Eriktoniut, biri i Pandionit, pas vdekjes së të cilit ai trashëgoi fronin mbretëror në Athinë. JVTbi Erekteun ekziston një legjendë që u shkëput më vonë nga e gjyshit të vet. Ai pati shumë fëmijë, midis të cilëve shtatë vajza që duheshin aq shumë, saqë u betuan se në qoftë se njëra do të vdiste, të gjitha të tjerat do të vrisnin veten. Miti tregon se Erekteu qe i detyruar të bënte një luftë të vështirë kundër qytetit të Eleusinit (në Atikë) në ndihmëtë të cilit erdhën trakasit, të kryesuar nga Eumolpi. Orakulli i Delfit kërkoi nga Erekteu si çmim për fitoren e tij flijimin e njërës prej vajzave të tij. Të gjitha motrat, besnike të betimit të tyre vranë veten. Erekteu, që doli fitues mbi Eumolpin. birin e Poseidonit, u godit nga Zeusi me rrufe sipas kërkesës së perëndisë së detit (Poseidonit) që ishte zemëruar.

Shih edhe

Përmendet te