Hiasi
Hiasi (Hyas), biri i Atlasit dhe i Plejonës (ose i Eterës), vëllai i Hiadave dhe i Plejadave. Ishte gjahtar i dëgjuar, por sipas mitit u vra në gjueti nga një luan, ose nga një dre, ose nga kafshimi i një gjarpri. Motrat e tij, Hiadat, e qanë aq shumë sa Zeusi, i prekur nga dhimbja e tyre, i vendosi ato midis yjeve si yjësinë e Hiadave. Emri Hiad (gr. hyades) rrjedh nga fjala greke «hys» (shi), sepse shfaqja e tyre në qiell paralajmëronte stinën e shirave. Disa studiues mendojnë se emri rrjedh nga vëllai i tyre Hiasi.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.