Heliosi
Heliosi, biri i Hiperionit dhe i Teisë, vëllai i Eojës dhe i Selenës, është personifikimi hyjnor i Diellit, i nxehtësisë dhe i dritës diellore. Identifikohet shpesh me Apolonin, megjithatë ai nuk futej në numrin e perëndive të mëdha grekë. Heliosi është shërhëtori i. Zeusit dhe bën çdo ditë, i hipur në një qerre të artë, një udhëtim përmes qiejve. Në mbrëmje ai çlodhej në perëndim. Ka një bukuri plot shkëlqim, në ballë mban një kurorë me rreze të arta. Heliosi ishte e vetmja perëndi që me një vështrim të vetëm zotëronte të gjithë sipërfaqen e tokës dhe njoftonte Olimpin për çdo gjë që ndodhte. Kështu, sipas legjendës, ai lajmëroi Hefestin se Afërdita takohej me Aresin, i tregoi Demetrës se Persefonin e kishte rrëmbyer Hadi. Ai na del gjithashtu edhe në legjendën e Odiseut. Kur shokët e heroit vajtën në ishullin e Tenakrisë (Sicili) dhe të uritur therën disa dema nga kopeja e Heliosit, ai lajmëroi Zeusin, i cili i goditi ata me rrufenë e tij. Në art Heliosi paraqitej hipur në qerre, me rrezen ose me diskun e diellit në kokë.