Orioni

Orioni, gjahtar i Beotisë me trup të madh dhe me një bukuri të rrallë, biri i Hirieut ose i Poseidonit. Pasi i vdiq gruaja, donte të martohej me Meropin, vajzën e mbretit të Kiosit, Enopion. Mbasi ky nuk pranoi t ia jepte vajzën, Orioni hyri me forcë në dhomën e Meropit dhe e përdhunoi. Për t’u hakmarrë, Enopioni kërkon ndihmën e Dionizit. Ky i fundit e dehu heroin dhe Enopioni i nxori sytë. Poseidoni i dha Orionit të verbër aftësinë për të ecur mbi valët dhe ai arriti në zotërimet e Heliosit, rrezet e të cilit i kthyen përsëri dritën e syve. Në eposin homerik ai jetonte si gjahtar së bashku me Artemidën, por Eoja, që e dashuronte, e rrëmbeu. Nga xhelozia Artemida e vrau atë me një shigjetë. Sipas një legjende tjetër, Orioni deshi të përdhunonte Artemidën, por hyjnesha e vrau me shigjetat e saj. Sipas një legjende tjetër, Orioni kishte ndjekur pesë vjet me radhë Plejadat, vajzat e Pleionës, të cilat për të shpëtuar nga ai, i kërkuan Zeusit që t’i shndërronte ato në yje. Pas vdekjes Orioni u vendos midis yjeve dhe formoi yllësinë që mban emrin e tij.

Shih edhe

Përmendet te