Agenori
Agenori 1. Biri i Poseidonit, krijuesi i popullit fenikas, binjak me Belin dhe babai i Feniksit, Kiliksit, Tasusit etj. dhe, sipas disa burimeve të tjera, edhe i Evropës. Kur Zeusi rrëmbeu Evropën Agenori i dërgoi djemtë ta kërkonin atë, duke i porositur të mos ktheheshin pa e gjetur. Gjatë kërkimeve pa rezultat, ata u vendosën në vende të ndryshme. 2.
Biri i Teanës dhe i Antenorit, një nga mbrojtësit më trima të Trojës, që u plagos prej Akilit, por shpëtoi me ndihmën e Apollonit.
Aglaia (Aglaea) (gr. e shkëlqyeshme), më e reja nga tri Hiret; atë e paraqitnin duke mbajtur në dorë një syth trëndafili. (→ Hiret).