Asopi

Asopi, hyjni e një lumi me të njëjtin emër në Peloponez. Si të gjithë lumenjtë grekë, ai ishte biri i Oqeanit dhe i Tetidës. Ai kishte dy djem dhe njëzet vajza. Njërën prej tyre e rrëmbeu Zeusi i shndërruar në një shqiponjë. Sizifi, mbreti i Korintit, rendi t’i sillte lajmin perëndisë së lumit, i cili nga tërbimi i fryu ujërat dhe përmbyti të gjithë vendin. Zeusi e përplasi në Had Sizifin dhe e goditi me rrufe babanë e zemëruar, ujërat e të cilit u futën në shtratin e tyre.

Shih edhe