Danaja
Danaja, bija e mbretit të Argosit, Akris. Orakulli kishte paralajmëruar se Danaja do të lindte një djalë që do të vriste gjyshin e vet. Për tjiu shmangur kësaj profecie, Akrisi e mbyjii të bijën në një kullë të bakërt, por Zeusi, që ishte dashuruar pas saj, duke u shndërruar në shi të artë u fut në birucë. Nga bashkimi i tyre lindi Perseu (→ Perseu). Shprehja «Shiu i artë» ka kuptimin e një pasurimi të papritur si psh. «Shiu i artë» derdhet drejt në xhepat e politikanëve borgjezë, të cilët përbëjnë një bandë nclërkombëtare të lidhur ngushtë, e cila nxit popujt për garë në çështjen e armatimeve...» (V.I. Lenin,
Veprat, vëll. 19. f. 99). Miti mbi Danajën është trajtuar nga shumë piktorë të mëdhenj si Ticiani. Rembrandi etj.