Psikea

Psikea (Psika), sipas legjendës që na jep Apuleu (në Metamorfozat), ishte vajza e një mbreti, aq e bukur, saqë Venusi u bë xheloze dhe porositi Kupidin t’i fuste Psikes dashurinë për burrin më të neveritshëm. Por Kupidi, i cili u dashurua pas saj, e çoi në një pallat të bukur, ku nimfat i shërbenin me zell të madh dhe i plotësonin të gjitha dëshirat. Ai e takonte atë çdo natë, kurse në rrezet e para të agimit zhdukej. Ai i kishte premtuar se lumturia e tyre do të vazhdonte gjithnjë, me kusht që ajo të mos mundohej të njihte fytyrën e dashnorit të saj. Por, nga xhelozia, motrat e Psikesë e bindën se ajo ishte dashuruar nga një përbindësh. Psikea kërkoi të shihte të dashurin e saj. Një na- ZIZ

të ajo ndezi një llampë dhe; ndërsa ishte duke kundruar me rrëmbim bukurinë e të dashurit, një pikë vaji ra mbi të. Ai u zgjua dhe iku me vrap. Pallati i bukur u zhduk dhe Psikea u gjend vetëm në shkretëtirë. E dëshpëruar, ajo kërkoi të vriste veten, por burri i saj i padukshëm e ndaloi. Më kot ajo kërkoi ndihmën e perëndive. Venusi e vuri përpara provave të reja, që ajo i kapërceu me ndihmën e fshehtë të Kupidit. Më në fund ajo e mundi xhelozinë e Venusit. Zeusi, me pëlqimin e Venusit, e bëri atë të pavdekshme dhe ajo u bashkua përgjithmonë me Kupidin. Psikea është personifikim i shpirtit njerëzor që pastrohet e forcohet nga vështirësitë dhe përgatitet kështu për lumturinë e vërtetë. Në veprat e artit Psikea paraqitet si një vajzë e re me krahë fluture, por së bashku me Kupidin në Kapitol janë paraqitur pa krahë. Miti mbi Psikenë ka tërhequr vëmendjen e skulptorëve e piktorëve të shumtë, të dramaturgëve, poetëve e kompozitorëve.

Shih edhe