Iksioni
Iksioni, mbret i lapitëve, burri i vajzës së Dioneut, Dia. Iksioni i kishte premtuar Dioneut dhurata të shumta e të bukura, në qoftë se do t’i jepte për grua Dian. Por pas celebrimit të martesës ai nuk e mbaiti premtimin dhe me pabesi e vrau vjehrrin e vet, duke e futur në një grooë, mbushur me thëngjinj të ndezur. I urryer dhe i braktisur nga të gjithë, Iksioni nuk gjente strehë në asnjë vend. Asnjë prift i Tesalisë nuk donte ta pastronte nga krimi i tij. Nga mëshira e ndihmoi Zeusi, i cili e çoi në Olimp dhe e pranoi në sofrën e perëndive. Por Iksioni mosmirënjohës guxoi t’i shfaqte dashurinë Herës. Kjo e fundit iu ankua Zeusit. Iksionin e lidhën me gjarpërinj në një rrotë, që do të vërtitej pa pushim në Tartar.