Tartari
Tartari, banesa e nëntokës, e vendosur në pjesën e poshtme të skëterrës, që nganjëherë identifikohej me Hadin. Në përfytyrimin e të vjetërve Tartari ishte një shtëpi e madhe e bakërt, e rrethuar me mure prej bakri, me porta hekuri që i kishte bërë Poseidoni. Sipas Homerit, Tartari në fillim ishte burgu i perëndive të mundura dhe i heronjve që kishin fyer rëndë Zeusin si Tantali, Sizifi, Salmoneu etj. Në shekullin VI para es. si pushoi së qëni burgu i perëndive e i heronjve dhe u
bë një vend i tmerrshëm ku dërgoheshin të gjithë fajtorët. Hyrjen e Tartarit e vendosnin ose në skajin perëndimor të Oqeanit, ose në kepin e Tanarit; ose pranë liqenit Averno.