Nefela
Nefela (gr. re, mjegull), figurë hyjnore që personifikonte retë. Sipas një tradite, Zeusi e krijoi Nefelën në shëmbëlltyrën e Herës, për të vënë në provë Iksionin, i cili dëshironte gruan e Zeusit. Nga bashkimi i Iksionit me Nefelën lindën centaurët. Në një mit tjetër, Nefela u martua me Atamantin, mbretin e Orkomeneit, dhe pati me të dy fëmijë: Friksin dhe Helën. Kur Atamanti mori grua të dytë, Inojën, kjo e fundit komplotoi kundër thjeshtërve. Për t'i shpëtuar fëmijët, Nefela u dërgoi atyre dashin magjik me bashkë të artë, mbi të cilin Friksi dhe Hela fluturuan drejt Kolkidës. Hela ra në det gjatë rrugës dhe u mbyt, duke i dhënë emrin Helespontit. → Friksi.
Ky zë është plotësuar nga redaksia e Zhurmës përtej tekstit të librit të Doc. Todi Dhamës.