Nioba

Nioba 1. Bija e Tantalit. dhe gruaja e Amfionit, mbretit të Tebës. Ajo ishte nëna e 14 fëmijëve (7 djemve e 7 vajzave). Duke qenë krenare për fëmijët e saj, ajo mburrej vazhdimisht cihe e sfidonte Latonën, që kishte lindur vetëm dy fëmijë: Apolonin dhe Artemidën. Perënditë, të zemëruara dhe të fyera nga një mendjemadhësi e tillë, n bakmorën me Niobën; të dy fëmijët e Latonës vranë ata të Niobës me shigjeta. Shpëtoi vetëm një vajzë, por frika e saj qe

aq e madhe, saqë ajo ruajti tërë jetën e saj mjë ngjyrë prej të vdekuri, prandaj dhe e quajtën Kloris («e zbehtë»). Kur dëgjoi bntmat e fëmijëve të vet, Nioba dob nga pallati i saj dhe u shtang përpara një pamjeje të tille. Nga mëshira Zeusi e shndërroi në shkëmb, që nga rrodhën lotet e saj në formën e një bulimi. Burri i Niobës, Amfioni, nga dëshpërimi vrau veten. Miti i Niobës është trajtuar si subjekt ne artin e antikitetit. Në letërsi dhe në artin e kohës së re Nioba,.fshtë bere personifikimi i pikellimit dhe i dhimbjes. 2. Nëna e Foroneut. gruaja e Inekut.

Shih edhe