Argusi

Argusi 1. Mbret i Argosit, biri i Agenorit dhe Inakusit. Sipas legjendës, ai kishte njëqind sy nga të cilët pesëdhjetë i rrinin gjithnjë hapur. Hera e ngarkoi atë të ruante Iojën të shndërruar në lopë, por Hermesi me urdhërin e Zeusit e vrau. Hera i vendosi sytë e tij në bishtin e palloit, zogut të saj të preferuar. 2. Biri i Zeusit dhe i Niobës, mbreti i Argosit.

Ariana, bija e mbretit të Kretës Minos dhe e Pasifajës. Kur Tezeu erdhi në Kretë aë të çlironte Athinën nga detyrimi ndaj mbretit Minos, Ariana u dashurua pas tij. Kjo i dha Tezeut një lëmsh, me ndihmën e të cilit ai mundi të dalë nga labirinti, pasi kishte vrarë Minotaurin. Por Tezeu nuk e mori Arianën me vete në Athinë. Ai e la atë në ishullin Naksos, kur ajo ishte duke fjetur. Sipas një tradite, Ariana nga dëshpërimi u hodh në det. Kurse sipas një tradite tjetër, u bë gruaja e Dionizit. Në artin antik Ariana paraqitej zakonisht duke fjetur. Në kuptimin e figurshëm, fija e Arianës përdoret për të emërtuar një mjet a mënyrë që na shërben si udhëheqës për të dalë nga një gjendje e vështirë.

Shih edhe

Përmendet te